Wednesday, February 26, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniQeveria shqyrtoi propozim vendimin për shkarkimin e Prokurorit

Qeveria shqyrtoi propozim vendimin për shkarkimin e Prokurorit

*Zëvendëskryeministri Arben Fetai thotë se, Prokurori Republikan ka humbur kredibilitetin dhe legjitikitetin.

Sipas tij, ai duhet të largohet nga kjo detyrë.

“Në seancën e sotme, Qeveria shqyrtoi propozim vendimin për shkarkimin e Prokurorit Republikan, Lupço Kocevski, për shkak të shkeljeve të rënda profesionale në menaxhimin e Prokurorisë Publike.

Disa nga arsyet kryesore për këtë propozim janë:
– Keqmenaxhimi i Prokurorisë Publike
– Shkelja e obligimit për ruajtjen e fshehtësisë së procedurave
– Cenimi i reputacionit të institucionit dhe integritetit personal të prokurorit

Vendimi për shkarkim do t’i dorëzohet Këshillit të Prokurorëve dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për procedurat e mëtejshme.

Shteti i së drejtës dhe integriteti i institucioneve janë thelbësore për një shoqëri demokratike.”, ka shkruar Fetai. (INA)

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments