Tuesday, February 25, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiTrajneri Meriton Gega do ta drejtojë F.C. Struga Trim Lum të mërkurën...

Trajneri Meriton Gega do ta drejtojë F.C. Struga Trim Lum të mërkurën kundër Gostivarit

Meriton Gega do ta drejtojë F.C. Struga Trim Lum të mërkurën kundër Gostivarit!

Të mërkurën Struga Trim Lum do të zhvillojë ndeshjen çerekfinale të Kupës së Maqedonisë kundër Gostivarit. Pas largimit të trajnerit Qatip Osmani, skuadra në këtë ndeshje shumë të rëndësishme do të udhëhiqet nga ndihmësi i deritanishëm, Meriton Gega.

Meriton Gega do ta drejtojë Struga Trim Lum në ndeshjen e së mërkurës kundër Gostivarit, e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Maqedonisë së Veriut. Gega luante rolin e ndihmëstrajnerit të Qatip Osmanit, i cili ditë më parë vendosi të jap dorëheqje pas rezultateve jo të mira, sidomos në fillim të këtij stinori pranveror, kur u mundëm në të dyja ndeshjet e para përballë Gostivarit, gjegjësisht Vardarit.

Interesant është fakti, se Gega edhe vitin e kaluar në tre xhiro para fundit të kampionatit kishte marrë rolin e kryetrajnerit, teksa kishte debutuar pikërisht kundër Gostivarit.

Atë kohë, më 4 maj të vitit 2024, neve fitonim minimalisht 1:0 falë golit të shënuar nga Marjan Radeski, ndërsa vetëm 8 ditë më vonë, me Gegën në krye regjistruam edhe atë fitore të madhe ndaj Shkëndijës, që në fund na e siguroi edhe titullin kampion.

Me Gegën shpresojmë që të na buzëqeshë fati sërish, këtë herë në kuadër të Kupës së Maqedonisë, aty ku do të tentojmë të rrëmbejmë trofeun për herë të parë në histori.

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments