Tuesday, February 4, 2025
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiAli Ahmeti do ta sjell me zarf emrin e kandidatit për kryetar...

Ali Ahmeti do ta sjell me zarf emrin e kandidatit për kryetar komune në Strugë

Ditëve të fundit po qarkullojnë emra të ndryshëm nga radhët e BDI-së së Strugës të cilët do të kandidojnë për kryetar të komunës së Strugës,përfshirë këtu edhe kryetarin aktual Ramis Merko qe flitet të konkuroj edhe për një mandat të pestë, shkruan Struga Ekspres.

Por kësaj radhe ka një ndryshim tē madh brenda kësaj strukture partiake, sepse emrin e kandidatit për kryetar komune do ta sjellë në tavolinën e degës së BDI-s në Strugē vetëm lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Lideri i BDI-së përjashton mundësinë e rikandidimit të Ramis Merko për kryetar komune, pasi ai po kalkulon me emra të tjerë për kandidat për kryetar komune.

Nuk përjashtohet që Ali Ahmeti të sjell një zarf në Strugë, që emri i kandidatit të dalë nga FRONTI EVROPIAN.

Edhe nga radhët e Vlenit nē Strugë qarkullojnë disa emra për kandidat për kryetar komune në Strugë.

Siç mësojmë, edhe ASH-ja , Lëvizja Demokratike, Lëvizja Besa dhe Alternativa pretendojnë që kandidati për kryetar komune në Strugë të dal nga partia e tyre.

(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments