Fëmija katër vjeçar i cili ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Repartin e fëmijëve në Spitalin e Strugës ka pasur formë të rëndë të paralizës cerebrale dhe parametra të rrezikshëm vital, ka konfirmuar për MIA-n drejtori i Spitalit të Strugës, Vladimir Bunçeski.
Ai theksoi se fëmija ishte sjellë në një gjendje shumë të vështirë me bebëza të zgjeruara dhe se lufta e mjekëve për ta ringjallur ishte e pasuksesshme.
Fëmija ka lindur në Itali me një formë të rëndë të paralizës cerebrale, ku mjekët u thanë prindërve se do të jetonte tre deri në gjashtë muaj.
– Fëmija është sjellë në Spitalin e Strugës në gjendje shumë të rëndë me bebëza të zgjeruara, zemër të dobësuar dhe të gjithë parametrat vitalë të rrezikuar. Me gjithë reanimacionin e gjatë dhe luftën e mjekëve për ta rikthyer në jetë, rezultoi i pasuksesshëm.
Kishte një formë të rëndë infeksioni respirator me të gjithë parametrat vitalë në rrezik. Prindërit ishin në dijeni të situatës, informoi Bunçeski.
Është bërë këqyrje nga prokurori publik dhe në koordinim me familjen trupi nuk do të dorëzohet për obduksion. Nuk është konstatuar asnjë gabim mjekësor dhe janë marrë të gjitha masat shëndetësore, përcjell Struga Ekspres.