Më datë 29.11.2024, në ora 07:21, në SPB- Ohër është raportuar se në autostradën në ndërtim, në afërsi të fshatit Botun, komuna e Debrcës, makina e pasagjerëve e tipit “Audi” me targa të Kërçovês ka dalë nga rruga.
Pas masave të marra është konstatuar se në vendngjarje kanë ndërruar jetë një djalë 22 vjeçar dhe një vajzë 21 vjeçare, të dy nga Kërçova, ndërsa mjeku i Emergjencës nga Ohri ka konstatuar vdekjen. Prokurori publik, eksperti i komunikacionit dhe ekipet policore kanë kontrolluar vendin. Sipas urdhrit të prokurorit publik në trupat e dy personave të vdekur do të bëhet autopsi, njofton nga SPB-Ohër.
(Struga Ekspres)