Ohri ka shënuar rritje negative ku sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, në muajt korrik, gusht dhe shtator kanë lindur 105 persona dhe kanë vdekur 155 persona.
Rritje negative ka shënuar edhe Komuna fqinje e Debrcës, ku kanë lindur 6 persona dhe kanë vdekur 14 persona. Struga, nga ana tjetër, ka shënuar rritje pozitive në tremujorin e tretë të vitit, kanë lindur 109 persona dhe kanë vdekur 98 persona.
Sa i përket numrit të martesave, në Ohër janë kurorëzuar 119 çifte dhe janë divorcuar 11. Në Strugë gjatë janë lidhur 163 martesa dhe janë regjistruar 5 shkurorëzime. Në Debrcë nuk është regjistruar asnjë martesë apo divorc.
(Struga Ekspres)