Saturday, May 10, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAksident i rëndë në autostradën Tetovë-Gostivar, 3 të lënduar

Aksident i rëndë në autostradën Tetovë-Gostivar, 3 të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte në autostradën Tetovë-Gostivar, si pasojë e përplasjes së dy makinave kanë mbetur të lënduar një shofer 53 vjeçar nga Gostivari dhe vozitëses së mitur nga Reçica e Madhe dhe e mitura tjetër nga Treboshi.

Sonte 01.11.2024 në ora 20:15 në SPB Tetovë është raportuar se në autostradën Tetovë – Gostivar ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të udhëtarëve “Mercedes” me targa të Shkupit, i drejtuar nga një e mitur nga Reçica e Madhe e Tetovës dhe një veturë “Dacia” me targa Kombëtare Turke, e drejtuar nga M.B.(53) nga Gostivari. Në aksident ka mbetur i plagosur rëndë vozitësi M.B. ndërsa vozitësja e mitur e veturës Mercedes dhe pasagjerja gjithashtu një e mitur nga Treboshi i Tetovës, kanë pësuar lëndime trupore të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Kontroll në vendngjarje ka kryer një ekip nga SPB Tetovë, thuhet në kumetesën e SPB Tetovë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments