Me datë 30.10.2024, në ora 15:50, në Stacionin Policor Kërçovë është raportuar se në rrugën kryesore Ohër-Kërçovë ka ndodhur një aksident trafiku ku ka mbetur i lënduar një i mitur.
– Automjeti i pasagjerëve “Fiat” me targa të Shkupit, i drejtuar nga një 48-vjeçar nga Shkupi, ka goditur një biçikletë të drejtuar nga një i mitur nga Kërçova.
Në aksident i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konfirmuar në Qendrën Mjekësore në Kërçovë. Inspektim është kryer nga ekipi inspektues i MPB-së Kërçovë, njofton MPB.
Struga Ekspres