Friday, October 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTaravari: Duhet të merren masa prej institucioneve, nuk vendos Ministria e Shëndetësisë...

Taravari: Duhet të merren masa prej institucioneve, nuk vendos Ministria e Shëndetësisë për foshnjën 14 muajshe

*Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në një paraqitje për media foli edhe për foshnjën 14 muajshe e cila ndërroi jetë në spital. Taravari tha se raporti është përgatitur dhe është dërguar në institucionet përkatës, por shtoi se Ministria e Shëndetësisë e mbikëqyrë procesin, por siç tha nuk mund të vendosin.

“Mendoj se duhet të merren masa prej institucioneve, nuk është Ministria e Shëndetësisë që vendos për mbarvajtjen e punës në Klinika, prandaj kemi emëruar drejtor. Raporti është dërguar edhe në Spitalin Klinik në Kozle edhe në Klinikën Universitare të Pediatrisë dhe në Odën e Mjekëve. Ne si Ministri mund ta mbikëqyrim procesin por nuk mund të vendosim. Tash ju mbetet drejtorëve që të ndërmarrin hapa ose të vlerësojnë se çfarë hapash do të marrin. Oda e Mjekëve e ka departamentin etik ku duhet të sjell vendim, ta shqyrton raportin edhe të sjell vendim”, tha ministri i Shëndetësië, Arben Taravari.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments