Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNuk do të ketë orë shtesë të tarifës së lirë të rrymës...

Nuk do të ketë orë shtesë të tarifës së lirë të rrymës deri në fund të vitit

Nuk do të ketë orë shtesë të tarifës së lirë të energjisë elektrike deri në fund të vitit, edhe pse çmimi i energjisë është më i lirë në bursën botërore.

Kështu deklaroi numri një i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski.

Ai foli edhe për çmimin e ngrohjes, për të cilin tha se do të jetë stabil dhe nuk pritet ndonjë ndryshim.

Por Bislimovski tha se në këtë moment nuk mund të dihet nëse do të ketë rritje ose ulje të çmimit të energjisë elektrike.

“Në pjesën e energjisë elektrike i morëm kërkesat nga, nga elektrodistribuimi për distribuim të energjisë elektrike, nga MEPSO për transmetim të energjisë elektrike dhe nga MEMO. Elementet më të rëndësishme do të jenë blerjet e energjisë së humbur elektrike, që duhet t’i bëjnë MEPSO dhe elektrodistribuimi, ato do të bëhen në periudhën e ardhshme. Në këtë moment nuk mund të spekuloj dhe të them nëse do të ketë rritje ose ulje të çmimit të energjisë elektrike”, tha Marko Bislimovski, Kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës./ Alsat.mk

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!