Friday, October 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëSerbia provokon sërish, ka lëvizur trupat rreth 50 metra afër kufirit me...

Serbia provokon sërish, ka lëvizur trupat rreth 50 metra afër kufirit me Kosovën

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Serbia ka lëvizur trupat e saj rreth 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën, më saktësisht pranë Kamenicës.

Sipas Kurtit, ky është një provokim i radhës i Serbisë, teksa institucionet e sigurisë në Kosovë kanë detektuar këto lëvizje.

May be an image of map and text

“Kur e kanë parë që i kemi vërejtur dhe xhiruar, kanë ikur me shpejtësi e janë larguar për në brendi të territorit të tyre” deklaron Kurti, transmeton IndeksOnline.

Sipas kryeministrit, Serbia vazhdon të nxisë tensione nëpërmjet veprimeve hibride, duke synuar destabilizimin e rajonit, megjithëse hapësira për këto manovra po i ngushtohet dita-ditës.

May be an image of 2 people

“Kosova mbetet e palëkundur në rrugën e saj drejt integrimeve euro-atlantike, me institucionet e saj vigjilente 24/7, duke mbrojtur vendin e duke siguruar monitorim maksimal të situatës” shtoi kryeministri.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments