“Në periudhën e kaluar, ministrja e Energjetikës në Maqedoninë e Veriut, Sanja Bozinovska, ishte ekspozuar ndaj një linçimi publik për shkak se është bullgare”, ështu ka shkruar në profilin e tij në Facebook eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev, i cili ka kërkuar mbrojtjen e saj, por edhe të qytetarëve të tjerë në Maqedoni që kanë pasaporta bullgare.
“Bozhinovska dhe familja e saj, së bashku me 150 mijë qytetarë të tjerë të RMV-së, kanë marrë nënshtetësinë bullgare në bazë të origjinës së dëshmuar etnike bullgare dhe kanë deklaruar se ndjehen si bullgarë. Përveç saj, ka dhjetëra ish-kryeministra, ministra dhe deputetë aktualë të tjerë, të cilët vetë ose së bashku me familjet e tyre janë në të njëjtën situatë të ofendimit më të madh – të qenit bullgar”, shkruan Kovaçev.