S”onte (12 shtator) në ora 21:20 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve ,,BMW” me targa të Demir Kapisë i drejtuar nga B.H. (54)nga Gostivari dhe një Mjet tërheqës ,,Skania” me targa të regjistrimit të Kosovës, i drejtuar nga A.T (60) nga Kosova.
Në aksident ka mbetur i lënduar rëndë drejtuesi i automjetit B.H. i cili ka ndërruar jetë në vend dhe pasagjeri T.R. (53) nga Gostivari, i cili pas aksidentit është transferuar në qendrën emergjente në Gostivar ku i’u ka nënshtruar lëndimeve të marra dhe ka ndëruar jetë. Drejtuesi i kamionit tërheqës ka pësuar lëndime trupore. Kontrollin në vendngjarje e kryen ekipi i DPB-së Gostivar së bashku me Prokurorin Publik.
Për shkak të aksidentit, nga ora 21:20 sonte, komunikacioni është në ndërprerje të plotë.
Siç ka njoftuar LAMM, komunikacioni është duke u zhvilluar përmes fshatit Raven./TS