Që nga mëngjesi i sotëm dy helikopterë të policisë, njëri i MPB-së së Maqedonisë dhe ai i Serbisë, vazhdojnë të shuajnë zjarrin në afërsi të Ohrit në fshatin Kosel.
Zjarri mbi Kosel të Ohrit ndizet sërish, edhe pse herë pas here autoritetet lokale me mbështetjen e helikopterëve të MPB-së dhe Republikës së Serbisë arrijnë të vendosin kontrollin. Megjithatë, zjarri ende nuk është shuar, siç tha mbrëmë drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov.
(Struga Ekspres)
https://www.facebook.com/share/v/dm45pwsrekySgvY9/?mibextid=oFDknk