Te dashur miq, shokë dhe kolegë,
I nderuari doktor Balloma Kostandin ,
E ndjej thellësisht brenda meje të të them faleminderit për gjithçka që bëre për mua, dhe gjithashtu stafit tënd të mrekullueshëm për kujdesin dhe dashurinë që ju dhatë. Jam i lumtur që ju njoha dhe i lumtur që ti realizove mrekulli dhe art në fytyrën time!
Sonte po e ndaj me ju këtë post si shenjë falënderimi për doktorin e nderuar, për të cilin nuk gjej fjalë të mjaftueshme për të shprehur mirënjohjen time. Vendosa që ekskluzivitetin e fotove t’i kem për vete në rrjetet e mia sociale, ta ndaj si një aset të rëndësishëm dhe një dhuratë të madhe.
Si fëmijë kisha mësuar shumë për heronjtë, por nuk i kisha takuar kurrë. Sonte po të them që ti, doktor, je heroi që e njoha. Faleminderit që ndryshove jetën time në këtë shkallë!
Me respekt dhe dashuri,
Labinot Azemi