Zbardhet vrasja në Debresh të Gostivarit, tre persona janë privuar nga liria, shkruan gazeta LAJM.
“Pjesëtarët e Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë sot pasdite (23.07.2024) kanë privuar nga liria tre persona dhe kanë zbardhur vrasjen e ndodhur sot në Debresh të Gostivarit rreth orës 17:15.
Menjëherë pas marrjes së denoncimit se është qëlluar me armë zjarri R.K (35), është ndërmarrë aksioni operativ për kapjen e autorëve.
Pas një kohe të shkurtër autorët janë arrestuar, përkatësisht B.V.(28), J.V.(31) dhe L.B (32), si dhe është gjetur automatiku nga i cili kanë qëlluar, si dhe automjeti me të cilin autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes”, thuhet ne komunikaten e leshuar nga Sektori per Pune te Brendshme ne Tetove.