Ky është 19 vjeçari që humbi jetën në aksident trafiku (FOTO)

0
5209

E rëndë/ 19 vjeçari Resul Ademi, nga fshati Nikushtaku i Kumanovës ka humbur jetën pas një aksidenti që pësoi, mesditën e së martës.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Orizare, ku makina e cila ka qenë në drejtim e të ndjerit është përplasur me murin e varrezave të fshatit.

Në makinë së bashku me të ndjerin ka qenë edhe vëllai i tij, i cili ka përfunduar me lëndime të lehta trupore.