Me datë 11.06.2024, në ora 18:30, në Stacionin Policor të Strugës është raportuar se në rrugën lokale në fshatin Oktis të Strugës ka ndodhur një aksident trafiku, ku një person ka mbetur i lënduar.
Aksidenti ka ndodhur në mes të një motoçiklete me targa të Serbisë, i drejtuar nga një 20 vjeçar nga fshati Oktisi dhe një e mitur nga i njëjti fshat, pas së cilës motoçiklisti është larguar nga vendi i ngjarjes. Në aksident e mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore në Ohër. Me autorizim të prokurorit publik, kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga MPB Strugë, njofton MPB.