Friday, November 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniQeveria e re/ Andonovski për REL: Synojmë shumicën prej 2/3 në Kuvend!

Qeveria e re/ Andonovski për REL: Synojmë shumicën prej 2/3 në Kuvend!

Ministria për Sistem Politik do të bëhet vetëm për marrëdhënie midis komuniteve – ka paralajmëruar në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Stefan Andonovski – Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare të VMRO-DPMNE-së. Sipas tij, po zhvillohen negociata për formimin e qeverisë së re, por edhe për të siguruar shumicën prej 2/3 në Kuvend.

Tashmë kanë nisur diskutimet VMRO – VLEN për zgjidhjet programore dhe kadrovike – thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare I VMRO-DPMNE-së, Stefan Andonovski, duke mos dhënë detaje rreth procesit.

Por, Andonovski pranon se VMRO-DPMNE ka synim tjetër – të sigurojë shumicën prej 2/3 në Kuvend.

“Atë që përpiqemi ta bëjmë është që të arrihet konsensusi i gjerë për disa çështje kombëtare dhe të arrijmë tek 80 deputetët e nevojshëm për ndryshime thelbësore të ligjeve që janë sistematike dhe kërkojnë shumicë prej 2/3. Do të diskutojmë edhe me parti tjera politike ose me disa deputetë tjerë që janë të interesuar për disa projekte ligjore”, tha Andonovski.

Por, sa janë të ndershme këto “pazare” politike me deputetë të tjerë, duke marrë parasysh se qytetarët i kanë votuar për programet që i kanë ofruar në suaza të opsioneve tjera politike?

Andonovski thotë se shumica prej 2/3, mes tjerash, duhet edhe për reformat që kërkohen nga BE-ja.

“Flasim edhe për gjyqësorin dhe për organizimin e administratës. Mendoj se është e ndershme qasja që të mos kërkoni deputetë që vetëm do t`ju mbështesin, por që do t`i futen procesit dhe me vërejtjet dhe kritikat e tyre legjitime t`i mbështesin projektet”, tha Andonovski.

Por, VMRO-DPMNE fitoi zgjedhjet duke shfrytëzuar, mes tjerash, retorikën anti – BDI. Por, sa mund t`u besohet partnerëve të ardhshëm të koalicionit, pasi një pjesë e tyre kanë dalë nga BDI-ja dhe nga ASH-ja dhe disa prej tyre kanë qenë të implikuar në afera?

Andonovski thotë se s`ka dilema, nëse BDI apo VLEN kanë bërë krime duhet të përgjigjen, por thotë se integristët kanë shkatëruar institucionet.

“Duhet të përballemi me sundimin shumëvjeçar të BDI-së, për shkak se tashmë kjo nuk është qeverisje normale. Mendoj se në VLEN, njerëzit janë të ndershëm dhe kanë qëllime të ndershme për të luftuar krimin dhe korrupsionin dhe kjo do të dëshmohet në ditët e para të qeverisjes”, deklaroi Andonovski.

Andonovski i VMRO-DPMNE-së ka komentuar edhe integrimet evropiane. Sipas tij, secili vend anëtar i BE-së mund të vendos veton, por vendi nuk duhet ta ndërrojë emrin sipas nevojës.

Lidhur me negociatat me Sofjen, Andonovski përmend nevojën e kyçjes së ndërmjetësit të BE-së.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!