Ministri i Financave, Fatmir Besimi, dje ka miratuar Rregulloren e re për mbrojtjen e qytetarëve nga abuzimet me kreditë e shpejta të marra në emër të tyre nga palët e treta. Ndryshimet në këtë regullore vendosin kufizime të reja për kompanitë financiare, duke kërkuar një proces identifikimi më të rreptë dhe praninë fizike të aplikantit për të siguruar që kreditat e shpejta nuk shfrytëzohen për qëllime të paligjshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga ky moment, kompanitë financiare nuk do të jenë në gjendje të ofrojnë kredi të shpejta online vetëm me një foto të një dokumenti identifikimi, duke e bërë të pamundur mundësinë e vidhjes së identitetit. Përveç kësaj, nëse aplikanti dëshiron të marrë paratë në një dyqan në vend të llogarisë bankare, do të kërkohet një kontroll elektronik dhe procedura të përcaktuara me ligj.
Kjo veprimtari e re është reagim ndaj shqetësimeve të shumë qytetarëve që janë përfshirë në borxhe të larta dhe abuzime nga kompanitë e kredive të shpejta, pa pasur dijeni për këto kredi.