Si është mirëpritur Fronti Europian dhe karvani i Bujar Osmanit kandidatit për president në qytetin e Ohrit tregohet përmes një video përmbledhje të publikuar nga vet kandidati Osmani.
“Keni bërë një hap shumë të mirë që për herë të parë bashkuat të gjithë. Vazhdoni edhe më tutje me këto ideja”; “Me ju frymojmë më lehtë”; “Si ministër ke lënë gjurmë”, janë disa nga komentet e qytetarëve, që janë të përkatësive të ndryshme etnike.
Kandidati i Frontit Europian dje ka zbarkuar në Ohër, Prespë dhe Manastir, ndërkaq sot aktivitetet do t’i vazhdojë në Dollneni dhe Krushevë.