Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTaravari: Bujar Osmani të jap llogari për rastin “Monstra” sepse ka përgjegjësi...

Taravari: Bujar Osmani të jap llogari për rastin “Monstra” sepse ka përgjegjësi për këtë rast (VIDEO)

Kandidati për president i koalicionit VLEN, Arben Taravari, pas një takimi me ish të burgosurit politik në Kumanovë, i kë bërë thirrje kundëkandidatit të tij Bujar Osmanit, që të jep llogari para qytetarëve dhe familjarëve të të dënuarve në rastin “Monstra” për deklaratat e tij lidhur me këtë rast.

“Unë e dëgjova dje deklaratën e njërit prej familjarëve të rastit “Monstra”, të cilët thonë se BDI-ja ka përgjegjësi për këtë rast dhe duhet të jep llogari. Unë mendoj se direkt atëherë ka pas disa deklarime të kundërkandidatit tim në këto zgjedhje presidenciale, z.Bujar Osmani. Unë mendoj se ai duhet të del dhe seriozisht ta sqarojë këtë që e tha familjari i njërit prej të akuzuarve në rastin “Monstra”, konkretisht nipi i njërit prej të akuzuarve. E dëgjojmë Bujarin shpesh thotë duhet t’i falim këto rastet e montuara. Nuk duhet t’i falim, thjesht duhet drejtësia të del në sipërfaqe sepse ata njerëz edhe në rastin Sopot, edhe rastin Alfa edhe në rastin Monstra, së paku prej bisedave që i dëgjonim prej funksionarëve të lartë të atëherëshëm të qeverisë, ishte se ata nuk janë aspak fajtor”, tha Taravari.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!