Lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, sonte i publikoi emrat e bartësve të listave për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, njofton Portalb.mk.
Në njësinë Zgjedhore numër 1, bartës liste do të jetë Dimitar Kovaçevski, ndërkaq në pozicionin e dytë kryetarja e Partisë Liberale Demokrate, Monika Zajkova.
Njësinë Zgjedhore numër 2 do ta udhëheqë ish ministri i Punëve të Brendshme, OliverSpasovski, ndërkaq në vend të dytë do të jetë Fatmir Bytyqi.
Në Njësinë 3, bartës liste do të jetë drejtoresha aktuale e Drejtorisë për të Ardhura Publike, Sanja Llukarevska, ndërkaq në vend të dytë do të jetë Lupço Nikollovski.
Në Njësinë 4, bartës liste do të jetë VenkoFilipçe, ndërkaq në vend të dytë do të jetë Jovanka Trençevska.
Në Njësinë 5, bartës liste do të jetë kryetari aktual i Kuvendit, Jovan Mitrevski, ndërkaq në vend të dytë do të jetë Bisera Kostadinovska–Stojçeska.
Në Njësinë 6, bartës liste do të jetë SllavjankaPetrovska, ndërkaq në vend të dytë do të jetë Agron Demiri.
Emrat, pritet që zyrtarisht të konfirmohen në kongresin e 28-të të partisë që do të mbahet sonte.
Ndryshe, zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 8 maj së bashku me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Fushata për zgjedhjet parlamentare do të fillojë më 18 prill dhe do të zgjasë deri më 6 maj.