Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPërkujtesë për gazetarin Mehmet Latifi (1949-2018)-Doajeni i publicistikes dhe gazetarise shqiptare (me...

Përkujtesë për gazetarin Mehmet Latifi (1949-2018)-Doajeni i publicistikes dhe gazetarise shqiptare (me rastin e 75 vjetorit të lindjes)

Prof. Nebi Dervishi
Përkujtes
Mehmet Latifi (1949-2018)-Doajenii i publicistikes dhe gazetarise shqiptare (me rastin e 75 vjetorit të lindjes)

Ka njerëz në këtë botë që marrin rrugën në botën e përtejme krejt në heshtje e pa zhurmë, edhe pse intuitisht e kanë pëcaktuar fatin e veprës së tyre në kujtesën e kombit; ka të tjerë njerëz në këtë botë jeta e të cilëve fillon e mbyllet brenda kufijve të saj të dhimbshëm apo të paqtë qofshin këto limite të lindjes e të vdekjes; Dhe ka të tjerë të tretë, të cilët respektohen e shkohet pas gjurmëve të tyre, sepse shëmbëlltyra e tyre ndër vite shëndrit si fanar. I tillë ishte Mehmet Latifi, i cili i takon plejadës së gazetarëve e publicistëve shqiptarë këtu në trevat lindore shqiptare që për tridhjetë vjetë ishte ëmblemë e informimit të drejtë të opinionit të gjërë.
Gjashtëvjet mw parw, mw 4 Ptill 2018 na iku në botën e amshuar edhe Mehmet Latifi – Memo-ja, siç e thirrshim ne doajeni i publicistikës dhe gazetarisë shqiptare. Është një humbje e pakompenzueshme të cilën mjedisi Struganë dhe më gjërë do ta ndjejë për shumë kohë. Jamë i vetëdishëm se një klishe të tillë nuk mundesh që t’i shmangesh dotë, sepse, në fund të fundit ikja nga jeta e çdo kujt është humbje për familjen, për njerëzit që e rrethojnë për shokët e për miqtë, çka kuptohet krejtë njerëzore. Por ndarja me Mehmet Latifin – “Memo-n” shkon përtej kujtimeve dhe nxit për refleksion. I kapluar nga kjo ndjesi, po përpiqem të hedh këto pak rrjeshta për të hartuar një portret modest, pwr mikun tonw qw na mungon tani e gjashtw vite.
Mehmet Latifi ishte një gazetar e publicist ëmblematik që dallohej me penën e tij në gazetarinë shqiptare. Do të thoja një “rebel” i gazetarisë, i cili me punëne tij ua shtroi rrugën e veçantë gazetarëve në profesionin e tyre. Këshillat e tij ishin si një baba, gazetar dhe personalitet i lartë e i palëkundur në zanatin e tij. Kaluam shumë vite bashkë në Strugë me hallet dhe dertet tona të përditëshme. Ai nuk u ndal deri në ditët e fundit ishte optimist, njeri që na la shumë historira, eksperienca dhe mësime për t’u përballur me sfidat e ndryshme.
Mehmet Latifi lindi 75 vjetw mw parw, më 15 mars 1949 në Preshevë, në një familje atdhetare dhe arsimdashëse, nga prindërit Latif dhe Hamide Latifi. Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa të mesmen në qytetin e Zarës, ku u vendos që nga viti 1974, me familjen e ngushtë. Në vitin 1988, valët e jetës e sollën në Strugë, së bashku me vajzën e mrekullueshme Anita… Plotë 30 vjet u muar me gazetari e publicistikë…
Pas një sëmundje të rëndë, më 4 prill 2018, në Strugë u nda nga familja, miqtë, shokët dhe kolegët, gazetari dhe publicist Mehmet Latifi, duke na lënë me dhimbje e trishtim të thellë, por njëherit edhe kujtime të pashlyeshme.
Koha rrugëton shkallëve të saj duke lënë gjurmët e veta rrugëve të jetës, me ngjyrën e gjakut, gjëmës dhe mallkimeve njerëzore, brenda ginisë së vet, me gaz e hare gjatë ritës fëmijërore, të cilëve ndryshe i thonë histori.
Personaliteti që ka gjurmë të pastra në ato pakë faqe të hsitorisë sonë të shkruar e të pashkruar në këto 30 vjetët e fundit në fushën e gazetarisë dhe publicistikës shqiptare këtu në trevat lindore, ishte dhe do të mbetet miku i ynë shumë i shtrenjtë, Mehmet Latifi, gazetar i aposionuar, i pavdekshëm, i pazavendësueshëm, i paarritshëm, i përjetshmi, i përmallëshmi, i përndershmi, i shtrenjti, i dashuri dhe i vlefshmi “Memo”.
Gjashtw vjetw mw parw e kisha tepër të vështirë të përpilojë portretin e gazetarit e publicistit Mehmet Latifi, sepse më duet të shkruaj për vdekjen relativisht të parakohshme ( në moshën 69 vjeçare), ashtu siç ishte miku ynë Memo (Mehmeti) njeri i qetë, i sinqertë, e shumë i çiltër dhe i dashur me miqtë dhe njerëzit e thjeshtë e hallexhinjë dhe me profesione të ndryshme.
Lajmi për vdekjen e tij, tronditi pa masë, jo vetëm familjarët të afërmit, miqtë, kolegët, si dhe ato që e kishin njohur njeriun e urtë e gojëëmbël, mjeshtrin e madhë të gazetarisë e publicistikës, sinonimin e portreteve, dokumentarëve me taban kombëtar, temave hulumtuese etj., që me aq përkushtim e elan e ushtronte dashurinë të quajtur gazetari e publicistikë.
Njeriu vdes por veprat nuk vdesin. Ato mbeten dëshmitë më të mira të jetës në kohë e në hapsirë, me të cilat gjithmonë do ta rikthejë kujtesën tonë ndaj emrave që i kontribuan kombit. E këtillë do të mbetet edhe vepra ëmblematike e Mehmet Latifit, gazetarit e publicistit të mirënjohur i cili për 30 vjetë ishte në gjurmimin e temës, të idesë, të ngjarjes, gjithmonë në shërbim të gazetarisë së vërtetë e të kombëtares, për të dëshmuar se si duhet të veprojë e të jetojë gazetari e publicist me profesionin e tij.
Gjithmonë në lëvizje me bicikletë e në këmbë, me një çantë të hedhur mbi supe dhe me një aparat fotografik apo një diktofon në duar, gjithmonë në hap me ngjarjet. Me punën e vet, Mehmet Latifi dëshmojë se sa e ëmbël, e në të njëjtën kohë se sa e hidhur është gazetaria dhe njëherit sa e dashur dhe sa e vështirë është ajo. Ai vërtetë kishte vullnet të çeliktë dhe ndërgjegje të lartë pune, dhe nuk u ndal dot deri në frymën e fundit.
Profesionin e gazetarisë e kishte në gjak dhe në shpirt. Jetonte me të, e kërkonte dhe e gjente idenë për ta dërguar atë pa humbur kohë në redaksitë e mediumeve të shkruara dhe ato elektronike si në: “Flaka”, “Bota Sot”, “Koha ditore”, “Fakti”, “Zhurnal”, “Lajm”, “24 orë”, “Koha”, “Shqip”, “Drini”, në portale të ndryshme, etj., për çdo ditë, për tridhjetë vjet duke dërguar reportazhe, portrete, hulumtime, investigime, etj.
Mehmet Latifi ishte një enciklopedi në vete. Për tridhjetë vjet sa e kamë njohur, sa herë që qëndroja në Strugë, takoheshim jo vetëm për të pirë kafenë, por edhe trajtonim tema nga më të ndryshme, dhe aty për aty e krijonte lajmin. Shoqata e Historianëve Shqiptarë dhe Shoqatat e tjera që vepronin në Strugë gjithmonë e kishin në mesin e vetë, i cili raportonte në mjetet e informimit në mënyrë të drejtë për çdo tribunë, ngjarje historike, konferenca, simpoziume ose takime përkujtimore e të ngjashme.
Nuk mund të mohohet puna titanike që bëri në lokalizimin dhë shënimin e varrit të djalit të Ismail Bej Qemalit, Qazim Bej Vlorës (1997) në varrezat e qytetit të Strugës; Përkthimin dhe botimin e Fjalorit i të folmes së Arbëreshëve të Zarës të Bruno Krstiqit (2011); për vrasjen e mësuesit pishtarë Myfit Sinojmerit (1954); Hulumtimin për gjetjen e “Aktit të Shpalljes së Pavarsisë 28.XI.1912 në Vlorë, gjurmët e të cilës u humbën në Strugë; Intervistat e shumta të shkruara dhe tonike me Akademik Aleksandër Stipçeviqi – ilirologun me famë botërore – arbëresh nga Zara, etj.
Nga viti 1990 e në vazhdim, Mehmet Latifi nga Struga shkruante e raportonte për çdo ngjarje, aktivitete kulturore, sportive, arsimore, humanitare, politike, ekonomike e sociale, por në të njëjtën kohë ishte edhe frymëzim. Rrallëkush i ka dhenë popullit shqiptarë në trevat lindore aq shumë nga vetja në fushën e publicistikës dhe gazetarisë. Rrallëkush u ka vënë shpatullat dhe gjoksin burrërisht punëve të mëdha për çështjen kombëtare në Strugë e më gjërë, si Mehmet Latifi. Dhe për këtë arsye emir i tij është i pandarë nga të gjitha aktivitetet kulturore, arsimore, humanitare, sportive, shkencore, etj. Mehmet Latifi ishte nga ata burra që i kishte peshë fjala e shkruar dhe e shqiptuar, ishte nga ata hulumtues që i hedhin hapat me kujdes e nuk shkelin në truall të pasigurtë, që marrin e shqyrtojnë me imtësi të dhënat para se të ndërtojnë një ide ose një ngjarje apo ndodhi. Në tërë shkrimet, portretet, fejtonet dhe punimet studimore të tij,
Mehmet Latifi na ka shkruar gjithnjë thjeshtë dhe qartë me fuqi bindëse, si gazetarë e publicist i vërtetë. Dhe kjo veprimtari e tij në këto fusha është shembullore si për gjërësinë e problemeve që trajtonte për çdo ditë, ashtu edhe për frymën ndërtuese.
Personalisht do ta ndjej mungesën e tj, jo vetëm si mik, por edhe si bashkëveprimtarë e bashkëpuntor, sepse tërë këto vite kudo që shkonim, në Tiranë, Vlorë, Korçë, Manastir, Dibër, Shkup, Tetovë, Ulqin, Lezhë, Preshevë, etj., gjithmonë ishte i palodhshëm të jepte kontributin e tij për informim të drejtë dhe të paanshëm. Ai do t’më mungojë sepse ka vite që i kemi nisur disa projekte që shpresonim që së bashku do të shihnin dritën e botimit, si:
“Qazim Bej Vlora – Jeta dhe vepra”, “Struganët për Akademik Stipçeviqin”; “Të burgosurit politik shqiptarë në Goli Otok (1949-1986)”; “Myfit Sinojmeri (monografi), e botuar nw vitin 2019 etj.
Gazetari dhe publicist Mehmet Latifi nga 4 prilli 2018 nuk është në mesin tonë fizikisht, por Ai do të mbetet ndër vite simbol i punës, i sakrificës, i vetëdijes së kulluar, i moralit, simbol i ndërgjegjes së pastër, i vetëmohimit dhe i etikës së shëndoshë.
Ai ishte dhe do të mbetet baba (babush- siç e thërriste vajza e tij e mrekullueshme Anita) mik, shokë, kolegë e atdhetarë më i përkryer, më i papërlyer dhe më i panjollosur.
Ishte dhe do të mebtet një emër i papërsëritshëm në gazetarinë e publicistikën shqiptare, një emër që duhet punë e madhe për ta merituar, një emër që duhet shkruar në analet e veprimtarëve të kombit shqiptar këtu në trevat lindore e verilindore (Maqedoni Perëndimore, Kosova e Kosovën- Lindore) dhe më gjërë.
Kohëve të fundit shpeshë herë e vizitoja në spitalin e Dializës në Strugë, së bashku me kolegun dhe mikun e përbashkët Zejnulla Qyra, si dhe bisedoja gati për çdo ditë në telefon. Përmes bisedave miqësore, kamë parë njëkohësisht se si njeriu ngritet e bëhet vërtet i madh me moral dhe me shpirt. Ashtu si ai në ditën e fundit të vizitës që i kamë bërë në shtëpin, dy ditë para se të ndërrojë jetë (2 prill), mund të sillen vetëm njeriu që beson në veprën e vet, e që beson në pavdekshmërinë e vet.
Le të jetë kjo vërtetë ngushllim për familen, shokët, kolegët dhe miqtë.
Lavdi jetës dhe punës tënde i nderuar mik!
Të qoftë i lehtë dheu, në varrezat e qytetit të Strugës

Strugw 15 Mars 2024

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!