Debati për librin, Kelmendi- Osmanit: Duheshka të bëjmë emision të posaçëm për librat (VIDEO)
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, njëherazi edhe kandidat i BDI-së për president të shtetit mbrëmë në emisionin “Rubikon” me Adriatik Kelmendin ka folur edhe për librat. Ai nga moderatori është pyetur për shijet letrare, zhanret e librave që i lexon.
Nga intervista:
A.K: Dhe në intervista të tilla, unë e kam zakon t’i pyes, ndonëse ju keni pasur poste të larta deri më tash, dhe keni edhe tash si Ministër i Jashtëm, se cilat janë shijet e kandidatit, pra në aspektin kryesisht kulturorë, do të doja të dija shijet e juaja letrare, çfarë muzike dëgjoni, filmat e preferuar, nëse mund ti ndani.
B.O: Unë lexoj më shumë libra për njëherë, pra pa e përfunduar një e nisi një tjetër…. kohëve të fundit jo shumë [zhanre] të ndryshme, librin e fundit që e lexoj është Biografia e Elon Musk nga Ëalter Isaacson, për shkak se tash është edhe top temë dhe doja të dij se si kanë qenë fillesat e tij prej Afrikës së Jugut e pastaj në SHBA. Lexoj literaturë kryesisht të politikës ndërkombëtare, Fukujamën e kam të preferuar… Tash të fundit që lexojë të Fukujamës janë “Pakënaqësitë e Liberalizmit” dhe “Liberalism and Its Discontent” dhe “Identity”.. është fantastik, pasi që unë jam nga botëkuptimi i ngjashëm me të, dhe ai është vërtetë shkollë politike.
A.K: E keni lexuar dhe “Identity” të Fukujamës, që do të shërbente për një shtet si Maqedonia e Veriut.
B.O: Po,po, “Identity” është bërë pjesë e diskursit tim politik ditorë, se u them njerëzve se Fukujama në “Identity” thotë ”Self-worth” ose vetëvlerësimi është më i rëndësishëm se gjithçka tjetër. Edhe, ju them njerëzve se është shumë me rëndësi t’i bëni njerëzit të ndihen të vlefshëm. Nuk kanë njerëzit nevojë për të mira financiare sa kanë nevojë për vlerësim,….
A.K: Për at ka ndodhur edhe përplasja, duke i bëre njerëzit të mos ndihen të vlefshëm.
B.O: Përplasjet e fundit janë identitare, për shkak se njerëzit nuk ndihen të vlerësuar mjaftueshëm. Unë e përdori edhe në qëllimin e menaxhimit në Ministri të Jashtme, u them bëni njerëzit të ndihen të vlefshëm në kontributin që japin, ose në organizimin politik tash në parti ose në fushatën zgjedhore. Tentoj këtu atë “Timus” që e quan Fukujama, është një organ që në Greqinë Antike e kanë identifikuar me vetëvlerësimin, që vetëvlerësimi është ajo që i bën njerëzit të vyeshëm, por është edhe burim konflikti. E dini si ka nisur Pranvera Arabe, një person atje në Libi, polici ia merr cigaret që i shet ai, dhe ai nga turpi që e ndjen, vetëndizet, dhe ajo është burimi i Pranverës Arabe. Prej aty momenti kur prekni njeriun në dinjitetin e tij…
A.K: Po u dashka që pas kësaj garës zgjedhore ta bëjmë edhe një emision për librat me ju bashkë.