Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniXhaferi-Larson Xhein: Me anëtarësimin e Suedisë, NATO bëhet më e madhe dhe...

Xhaferi-Larson Xhein: Me anëtarësimin e Suedisë, NATO bëhet më e madhe dhe më e fortë, me këtë edhe siguria e përgjithshme transatlantike

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot u takua me ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë në vend, Ami Larson Xhein.

Kryeministri Xhaferi drejtoi urime ndaj ambasadores Larson Xhein për anëtarësimin e Mbretërisë së Suedisë në NATO dhe i dorëzoi letër urimi drejtuar Kryeministrit suedez Ulf Kristerson. Me këtë rast, theksoi se me këtë akt historik, Aleanca bëhet më e madhe dhe më e fortë, e me këtë edhe siguria e përgjithshme transatlantike. Duke i uruar mirëseardhje Suedisë në NATO, Kryeministri Xhaferi theksoi se nga ky moment, aleatët vazhdojnë të ecin së bashku drejt përforcimit dhe zgjerimit të familjes së përbashkët euroatlantike. Ai theksoi se, në kushte kur bota përballet me siguri të çrregulluar dhe me sfida për vlerat dhe parimet demokratike nga ana e aktorëve autoritarë, çdo përpjekje e përbashkët është kontribut në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë.

Ambasadorja suedeze Xhein falënderoi për urimet dhe për mbështetjen e fuqishme dhe të gjerë të pranuar nga Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në procesin aderues. Drejtoi mirënjohje të veçantë për Xhaferin, i cili edhe në funksionin paraprak të Kryetarit të Kuvendit edhe në atë aktual të Kryetarit të Qeverisë, dha kontributin e vet personal në proces. Si përgjigje, theksoi se Suedia do të jetë partner i fuqishëm dhe stabil në Aleancë dhe aleat i besueshëm i Maqedonisë së Veriut. Larson Xhein foli edhe për elementet kryesore që Suedia i sjell në Aleancë me anëtarësimin, ndër të cilat edhe aftësitë e fuqishme ushtarake në tokë, det dhe ajër, dhe njohja e territoreve nordike.

Në takim u konstatua gjithashtu se Maqedonia e Veriut dhe Suedia, ndërtojnë në vazhdimësi marrëdhënie partneriteti me dialog politik në nivel të lartë dhe kanë bashkëpunim në shumë fusha me interes të ndërsjellë. Kryeministri Xhaferi falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme suedeze të Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit evropian dhe për ndihmën e rëndësishme zhvillimore suedeze në fushat që janë të dobishme për reformat tona.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!