Më datë 28.02.2024, në periudhën nga ora 9:00 deri në ora 15:00, në zonën e SPB-Ohër janë zbatuar kontrolle të intensifikuara në komunikacion.
Njëkohësisht, nga ana e zyrtarëve policorë janë konstatuar dhe sanksionuar 55 vozitës të cilët drejtonin mjete motorike me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, nga të cilët 26 në Ohër, 21 në Strugë dhe 4 në Kërçovë dhe Dibër, njofton SPB Ohër.