Dy persona janë arrestuar në Elbasan, në kuadër të operacionit policor të koduar “Entrance”.
Në hyrje të qytetit të Elbasanit, u ndalua për kontroll automjeti tip “Audi”, me drejtues një 21-vjeçar dhe pasagjer një 22-vjeçar.
Në këtë automjet u gjet 1 armë zjarri kallashnikov dhe 114 fishekë luftarak që dyshohet se posedoheshin me qëllim trafikimin drejt RMV-së.
Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë të 2 shtetasit, si dhe u sekuestruan arma e zjarrit dhe municioni.