Friday, November 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPlusinfo: Për të shpëtuar karrierën politike, Arben Taravari ka vetëm një opsion,...

Plusinfo: Për të shpëtuar karrierën politike, Arben Taravari ka vetëm një opsion, bashkimi me opozitën shqiptare

Në këtë periudhë pushteti është duke përdorur metodat më mizore për të penguar konsolidimin e opozitës shqiptare. Paniku në BDI është se me kalimin e Arben Taravarit në Lidhjen Europiane për Ndryshim, Ali Ahmeti do të pësojë humbjen fatale në njësinë e gjashtë, që do ta kishte detyruar atë që menjëherë të largohet nga politika, shkruan portali PlusInfo.

Për këtë shkak sipas portalit Plusinfo, Arben Taravari është në presion nga dy struktura. Njëra është e Ziadin Selës dhe Krenar Llogës të cilët dëshirojnë ta mbajnë ndikimin në ASH dhe insistojnë të koalicionojnë me BDI-në, duke i prezantuar udhëheqësisë se kanë pako fitues për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, parlamentare dhe lokale.

Sipas informacioneve, Ali Ahmeti u ka premtuar se do ta marrin numrin e njejtë të deputetëve, por me kusht që të jenë kandidatët e njëjtë. Është e logjikshme se në këtë rast Ahmeti do të fiton mbështetje të dyfishtë, ngase deputetët aktuale të ASH-së ende i ka nën kontroll.
Në mënyrë shtesë, Selës i është premtuar se Ramiz Merko do të sakrifikohet që ai të bëhet sërish kryetar i Strugës.

Struktura e dytë e cila i bën presion Taravarit është BDI dhe LSDM të cilët e bindin se opozita shqiptare nuk mund të merr më shumë se shtatë deputetët dhe se për ASH-në është më mirë të shkoj në koalicion parazgjedhor me ta, ngase kështu do të merr më shumë.

Sipas Plusinfo, paradoksi është se Arben Taravari vet është vendosur në një situatë që ka vetëm një zgjidhje që të mund të mbijetojë në afat të mesëm dhe të gjatë, ndërsa kjo është me çdo çmim të bashkohet me Gashin, Kasamin dhe Mexhitin.

Burime nga BDI për portalin kanë thënë se lideri i tyre nuk mund t’ia falë Taravarit se para kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës dhe faktorit ndërkombëtar për herë të parë autoriteti i tij është kërcënuar dhe se për këtë shkak ata kanë përgatitur skenarë për eliminim e tij nga skena politike. Për këtë shkak nuk ishte e rastësishme ajo që Artan Grubi direkt e akuzoi Taravarin se është në selinë e VMRO-DPMNE-së në takim me Hristijan Mickoski, që u demantua shumë shpejt.

Edhe pse BDI dhe LSDM me ngulm e plasojnë tezën se Gashi, Kasami dhe Mexhiti do të dalin humbës nëse Taravari nuk kalon në taborin e tyre, analizat tregojnë diçka tjetër. Reziku nga ngritja e rolit të Taravarit në rrëzimin eventual të BDI-së si duket është e përllogaritur tek LEN-i.

Strategjia e tyre është që nëpërmjet deklarimit publik se bisedojnë me Taravarin për kandidat të tyre për president është të adresojnë votuesit e ASH-së të cilët janë të përcaktuar me opozitës dhe të cilët dëshirojnë që opozita e bashkuar t’i kundërvihet BDI-së.

Nëse i bindin se kanë bërë gjithçka që është në fuqinë e tyre për të bërë koalicion me ASH-në, dhe se njëjta nuk ka ndodhë për shkak keqpërdorimineve të pushtetit nga ana e BDI-së dhe LSDM-së, ata do t’i kenë votuesit në konton e tyre. Në këtë rast BDI dhe LSDM do ta kenë Taravarin, Selën dhe Llogën, por pa votuesit e Aleancës për Shqiptarët.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!