P.S (67) nga Serbia i cili punonte si ekspert konsulent në fermën e derrave në fshatin Moin të Gjevgjelisë, dje është gjetur i vdekur në objekt.
Siç njoftojnë nga SPB Strumica, për ngjarjen është raportuar dje në ora 10:30 në Stacionin Policor në Gjevgjeli, ku një mjek nga Emergjenca mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.