Më 25 janar 2024, në ora 14:30 në Strugë, zyrtarët policorë kanë arrestuar dy gra nga fshati Dollnen dhe Debresh i Prilepit, të moshës 40 dhe 47 vjeçare.
Janë kapur duke kryer vjedhje në një objekt komercial në rrugën “Marshall Tito” në Strugë. Gjërat e vjedhura iu gjetën dhe iu kthyen pronarit. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës, njofton MPB.
(Struga Ekspres)