Letërnjoftimet dhe patentat e shoferit, ndonëse me emrin e vjetër kushtetues, do të vazhdojnë të jenë të vlefshme. Nuk do të ketë penalitete. Për momentin, vetëm kjo është e sigurt, shkruan Struga Ekspres.
Nuk dihet se si do të zhvillohet situata me pasaportat dhe nëse autoritetet do të gjejnë një mënyrë për të zgjatur afatin për zëvendësimin e këtij lloj dokumenti.
Detyrimi për ndryshimin e dokumenteve personale lindi nga Marrëveshja e Prespës. Afati është pesë vjet nga hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese
Afati skadon pikërisht për një muaj, më 12 shkurt.
(Struga Ekspres)