Friday, March 14, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniDy persona bllokohen nga bora në malin Galiçicê

Dy persona bllokohen nga bora në malin Galiçicê

Njësia e shpëtimit malor nga Ohri ka realizuar një aksion të suksesshëm për evakuimin e personave të bllokuar në malin Galiçicë.

Sot në orën 12:56, në numrin e vetëm të emergjencës 112, është raportuar për dy persona të ngecur në dëborë me automjet “Mercedes” në Galiçicë në afërsi të kishës së Shën. Naum, në rrugën e cila është e mbyllur për qarkullim, njoftojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave.

QRMK-ja ka njoftuar menjëherë Njësinë e Shpëtimit Malor nga Ohri, nga ku janë lokalizuar dy personat e ngecur në borë në Galiçicë dhe janë shpëtuar në kohën optimale, si dhe është nxjerrë edhe automjeti i bllokuar.

Aksioni u mbyll plotësisht dhe me sukses në orën 14:15.(Struga Ekspres)

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments