Dje më 5 janar 2024, në orën 09:00 në pikën kufitare “Qafethan”, efektivët e policisë ndaluan një 45-vjeçar nga Argjentina, me dokument udhëtimi italian, pasi gjatë kontrollit në të dhënat operative u konstatua se kishte tejkaluar lejim qëndrimin në vend.
Personi është dorëzuar në Stacionin Policor të Strugës për procedurë të mëtutjeshme, njofton MPB. (Struga Ekspres)