Mbrëmë (4 janar) në ora 21:30, F.H.(44) nga Piroku i Tetovës ka raportuar në MPB-Tetovë se rreth orës 16:00 para se të hynte në oborrin e MPB-Tetovë është sulmuar fizikisht nga D.L. (39) nga Tetova për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme private. Me dy policët e MPB Tetovë të përfshirë në këtë rast është bërë intervistë informative. Në zbardhjen dhe dokumentimin e rastit është angazhuar Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale”, thotë SPB- Tetovë.(Struga Ekspres)