Dje më datë 03.01.2024 në ora 08:45 në fshatin Labunishtë e Strugës, nga ana e punonjësve policorë të Policisë në MPB- Strugë dhe njësisë policore nga fshati Veleshtë i Strugës, është ndaluar një person 49 vjeçar nga fshati Labunishtë.
Ai kërkohej me urdhër të Gjykatës Themelore në Strugë për vuajtje të dënimit me burg. Personi është dërguar në Burgun e Strugës për vuajtje të dënimit, njofton MPB.(Struga Ekspres)