Punonjësit policorë të stacionit policor për siguri në komunikacionin rrugor në kuadër të SPB-Veles, sot rreth orës 08:30, kanë privuar M.G. (25) dhe O.T.(32), të dy nga Velesi, njoftuan nga MPB.
Policia ka vepruar me një denoncim të marrë më parë se në mëngjes rreth orës 08:00 kanë kryer një grabitje në një lokal bastesh sportive dhe kanë marrë para me dhunë nga punonjësit.
“Pas një kohe të shkurtër personat janë gjetur dhe ndaluar në stacionin policor. Është njoftuar prokurori publik dhe ndaj tyre pas dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.