Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKulturëShqiptarët në Zvicër ruajnë gjuhën dhe identitetin kombëtar, shkëlqejnë me këngët dhe...

Shqiptarët në Zvicër ruajnë gjuhën dhe identitetin kombëtar, shkëlqejnë me këngët dhe recitimet (FOTO)

Një falënderim i veçantë për veprimtarin Musli Saiti!

“Shenja e kombit është gjuha. Kur një komb e humb gjuhën ai humb edhe veten”. Kështu thoshte dijetari i madh shqiptar Sami Frashëri para shumë dekadave. Kështu themi edhe ne sot. Në rrugëtimin tonë vazhdojnë përpjekjet për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kombëtar në katër anët e botës. Përpjekjet vazhdojnë dhe këto përpjekje janë e vetmja rrugë. Kemi takuar me qindra e qindra veprimtarë të cilët veprojnë me një përkushtim të veçantë në shërbim të gjuhës dhe kulturës kombëtare në Zvicër, në shërbim të komunitetit shqiptar në Zvicër, në shërbim të të rinjve shqiptarë në Zvicër, me të vetmin qëllim që të ruajmë gjuhën dhe identitetin kombëtar. I tillë është edhe veprimtari Musli Saiti, i cili të dielën priti në studion e tij nxënësit e ”Shkollës shqipe” në Zvicër dhe gjatë gjithë kohës ishte në “shërbimin e tyre”, me qëllim, që paraqitja e tyre të jetë sa më e plotë. Të falënderojmë për angazhimin dhe përkushtimin tuaj z. Musli Saiti. Nxënësit e shkollave shqipe u ndien si në shtëpinë e tyre.
Nxënësit: Alea Halimi, Liara Zuka, Dorina Emini, Alenia Ahmeti, Arnela Halimi, Lorin Bulica, Melisa Selimi, Gresa Shala, Gentonis Shala shkëlqyen me këngët dhe recitimet e tyre.

Shkruar nga Shkolla Shqipe Zvicër-transmeton Struga Ekspres.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!