Policia e Kosovës ka njoftuar se ka dhe të lënduar në aksidentin zinxhiror që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në në autostradën “Ibrahim Rugova”, raporton Gazeta Blic.Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka konfirmuar për Gazeta Blic se në këtë aksident janë përfshirë 14 vetura.
“Rreth orës 06:50 në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje mbi urë te ETC-ja sipas informatave fillestare është shkaktuar një aksident trafiku zinxhiror, ku janë të përfshira 14 automjete dhe si pasojë e aksidentit raportohet edhe për persona të lënduar”, ka thënë ai.
Hoxha po ashtu ka njoftuar se rruga është bllokuar përkohësisht.
“Kjo rrugë është bllokuar përkohësisht, përderisa njësitet policore dhe ekipet emergjente kanë reaguar në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastin dhe trajtimin e personave të lënduar. Lidhur me detaje tjera do të njoftoheni pas raportimeve që do të marrim nga ekipet në teren”, deklaroi Hoxha për Gazeta Blic.Ai ka bërë apel për kujdes në vozitje.
“Apelojmë për kujdes gjate vozitjes në këtë kohë me ngrica dhe mjegull, për të shmangur rastet e tilla”, tha Daut Hoxha.