Panik te prindërit dhe nxënësit ka shkaktuar një hajdut i cili i ka shpëtuar policisë dhe është strehuar në shkollën fillore “Lazo Angelovski” në lagjen “Novo Lisiçe” në Shkup.
Sipas informacioneve, mësimi është ndërprerë dhe nxënësit janë strehuar në sallën sportive të shkollës. Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, ndërsa i arratisuri është arrestuar.
(Struga Ekspres)