Friday, November 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZyberi: Ulet numri i të punësuarve maqedonas, rritet numri i shqiptarëve në...

Zyberi: Ulet numri i të punësuarve maqedonas, rritet numri i shqiptarëve në administratë

Avokati i Popullit, Naser Zyberi sot njoftoi se ka shënuar rritje numri i përfaqësimit të shqiptarëve në sektorin publik, transmeton TV21. Zyberi tha se numri i të punësuarve në administratë nga komuniteti shqiptar është rritur për 0.8 për qind.

“Numri i të punësuarve nga komuniteti maqedonas është zvogëluar për 0.9 për qind, dhe ky trend pra për vite me radhë vazhdon. Në raport me vitin e kaluar kur ka qenë 72.8 për qind, tani është 71.9. Në vitin 2022, përfaqësimi i komunitetit shqiptar ka shënuar një rritje te numri i të punësuarve në sektorin publik për 0.8 për qind, për dallim nga viti i kaluar ku ky përfaqësim ishte 20.6 për qind, tani është 21.4 për qind. Te komuniteti turk vërehet një rritje prej 0.1 për qind, dhe në raport me vitin e kaluar kur ishte 2.0, tani është 2.1. Komuniteti rom fatkeqësisht mbetet në nivelin e njëjtë me vitin e kaluar dhe atë me 1.3 për qind. Komuniteti vlleh ka zvogëlim prej 0.1 për qind, ndërsa komuniteti serb mbetet me përqindjen e vitit të kaluar, 1.4 për qind. komuniteti boshnjak po ashtu mbetet në përqindjen e vitit të kaluar me 0.5 për qind, ndërsa të gjitha komunitetet tjera që nuk kanë deklaruar përkatësinë e tyre etnike, janë të përfaqësuar në sektorin publik me 0.7për qind”, tha Naser Zyberi, Avokat i Popullit./tv21.tv

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!