Friday, November 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniMASH: Janë siguruar mjete për pagesën e K-15 për punonjësit në shkollat...

MASH: Janë siguruar mjete për pagesën e K-15 për punonjësit në shkollat fillore dhe të mesme

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) njofton se regresi për pushim vjetor për vitin 2023 duhet që t’u paguhet të gjithë punonjësve në shkollat fillore dhe të mesme, ndërkaq mjetet për këtë qëllim sigurohen nga vendi ynë, nëpërmjet bllok-dotacioneve të cilat në baza ditore iu paguhen komunave.

“MASH apelon deri te të gjitha vetëqeverisjet lokale që të respektojnë rregulloret ligjore dhe të realizojnë pagesën e regresit për pushim vjetore për vitin 2023, në përputhje me nenin 21 të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive për Sektorin Publik (Gazeta Zyrtare nr. 154 të datës 20.07.2023) në të cilën është përcaktuar se punonjësi ka të drejtën e kompensimit të regresit për pushim vjetor në vlerë të njëhershme tek një punëdhënës, gjatë vitit, pa marrë parasysh se në sa shkolla ka krijuar marrëdhënie pune. Shkresа me udhëzime specifike për veprim në raport me këtë çështje, tashmë është dorëzuar në të gjitha komunat dhe çdo mosveprim, do të hasen në ballafaqim me pasoja ligjore”, njoftojnë nga MASH.

Ndryshe, shumë të punësuar në sektorin publik do të marrin rrogë më të lartë për 10 % në bazë të Marrëveshjes së përgjithshme kolektive, derisa të sektori i arsimit është planifikuar rritja për 15 %.

Më 18 korrik, u nënshkruar Marrëveshja e re kolektive për sektorin publik ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM). Pjesë e ekipit qeveritar ishte kryeministri Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi, ministri i financave Fatmir Besimi, ministrja e punës dhe politikës sociale Jovanka Trençevska, si dhe kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov.

Ministrja  sqaroi që Marrëveshja e Përgjithshme Kolektive, pas 15 vjetëve, do të siguron metodologji të re për llogaritjen e pagës prej marsit të vitit 2025, ndërkohë në shtator të këtij viti do të ketë rritje të rrogës për 10 % për 130 mijë të punësuar në sektorin publik, si dhe K-15 në vlerë prej 10 mijë denarë deri në dhjetor të këtij viti.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!