Kanë kaluar më shumë se 48 orë nga zhdukja e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska.
Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar më herët një foto dhe përshkrim të Vanjës në regjistrin e personave të zhdukur dhe thekson se ata janë përfshirë aktivisht në kërkim menjëherë pas marrjes së denoncimit për zhdukjen e vajzës. Një ekip special i formuar nga SPB Shkupi po punon intensivisht për gjetjen e saj.
– Vanja Gjorçevska, babai Aleksandar, nëna Zorica, e lindur me 27.02.2009 në Shkup. Është zhdukur më 27.11.2023 në mëngjes rrugës për në shkollën fillore “Pestaloci” në komunën Qendër të Shkupit Përshkrimi: lartësia 175 cm, pesha 58 kg, flokë kafe të errët, sy kafe, ka proteza në dhëmbët e sipërm dhe të poshtëm, ka nishan në anën e djathtë nga fytyra.
E veshur me një bluzë blu, xhaketë të zezë, xhinse të zeza me xhepa anash, atlete të bardha me vija kafe. Ajo mban me vete një çantë shpine shkolle dhe një celular “iPhone”, shkruhet në njoftimin e MPB-së.