Më 18 dhe 19 nëntor 2023, në periudhën nga ora 23:00 deri në ora 05:00, janë kryer kontrolle të intensifikuara në komunikacion në zonën e SPB-Ohër,përcjell Struga Ekspres.
Njëkohësisht, zyrtarët policorë kanë gjobitur 9 drejtues mjetesh të cilët drejtonin mjete motorike nën ndikimin e alkoolit, 3 prej tyre në Ohër, 2 në Strugë dhe 4 në Kërçovë. Ata janë përjashtuar menjëherë nga komunikacioni, shoferëve u janë marrë patentat e shoferit dhe u janë dorëzuar urdhërpagesat përkatëse, njofton policia.(Struga Ekspres)