Shkruan: Adnan Azizi
Një analizë e vogël është e mjaftueshme për ta kuptuar skenarin për vedosjen e kryqit në Kodrën e Diellit dhe për të konstatuar se pas kësaj qëndron skenar i mirë organizuar në mes BDI-së dhe partive maqedonase!
Argumenti i parë:
Ende pa u vendosur kryqi, aktivistët e BDI-së nisën të shpërndajnë lajme në FB dhe Tik-ToK, kur ende askush nuk e kishte idenë se brenda natës në Kodrën e Diellit do të vendoset kryqi.
Argumenti i dytë:
Mediat e lidhura me BDI-në ishin në vendngjarje duke fotografuar dhe filmuar ngirtjen e kryqit.
Argumenti i tretë:
Akoma pa u publikuar lajmi, vërshuan fotot dhe shkrimet e BDI-së për ta sulmuar Bilall Kasamin dhe eksponentët e BESA-s, gjë që u vërejt se gjithçka ishte e parapërgaditur.
Argumenti i katërtë:
Të nëjtën periudhë kur vendoset kryqi, Talat Xhaferi viziton Hungarinë (vendin ku ndodhet në azil Nikolla Gruevski), ndërsa Kovaçevski festonte në Beograd me Vuçiqin duke pirë verë!
Pra si zakonisht funksionarët e BDI u zhduken labirintheve duke e vrojtuar situatën si dhelpra që e bën gjëmën e saj dhe vështron nga larg ngjarjen.
Argumenti i pestë dhe bindës se BDI dhe partitë maqedonase qëndrojnë pas këtij skenari është se:
Këshilltarët e BDI në Tetovë, brenda disa minutave kërkuan seancë të jashtëzakonshme lidhur me “kryqin politik”.
Pra, të nderuar qytetarë, pas këtij skenari të rradhës nga ana e BDI-së dhe “pobratimave” të tyre s’ka asnjë qytetar i madh e i vogël që nuk e ka të qartë se kush qëndron prapa këtij skenari të rezikshëm që dëshiron të prish harmoninë ndëretnike e ndërfetare në komunën e Tetovës.
E gjithë kjo ” bombë e kurdisur” e hedhur në territor të Komunës së Tetovës ka një qëllim:
Tentimi dhe aludimi i tyre i kotë për tja ulur reputacionin Bilall Kasamit si kryetari më i sukseshëm i një komune në gjithë historinë e RMV-së!
Tẽ gjitha kurthet dhe komplotet e tyre janë të detektuara dhe deshifruara dhe këtë më qytetarët e kanë të qartë si dita e diellit!