Friday, November 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBDI: Vendosja e kryqit në Kodrën e Diellit është marrëveshje mes...

BDI: Vendosja e kryqit në Kodrën e Diellit është marrëveshje mes VMRO-së dhe Besës

Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj vendosjes së kryqit të gjatë 15 metra në Qendrën Turistike “Kodra e Diellit” dhe kërkon nga Komuna e Tetovës përgjegjësi për lejimin e këtij skandali.

A është vendosja e këtij kryqi gjë paraprakisht e dakorduar mes Besës së Bilall Kasamit dhe VMRO DPMNE-së, një favor i mbajtur fshehtë nga qytetarët për ndihmën që VMRO-ja i ofroi Besës në zgjedhjet lokale për komunën e Tetovës?

Mosreagimi i komunës dhe tendenca që gjithë kjo të kalojë në heshtje flet shumë për një marrëveshje mes VMRO-së dhe Besës. Por, nuk heshtin qytetarët e Tetovës, nuk do të heshtim as ne kundër këtij pazari skandaloz.

Grupi i këshilltarëve të BDI-së në komunën e Tetovës tashmë kanë kërkuar sqarim në lidhje me këtë çështje nga ana e kreut të komunës së Tetovës.

Bashkimi Demokratik për Integrim e cilëson vendosjen e kryqit një provokim të rëndë që dëmton vlerat e kohezionit social dhe kërkon nga institucionet e vendit të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme institucionale për largimin e tij nga Kodra e Diellit dhe ndëshkimin e atyre që lejuan një gjë të tillë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!