Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni16 të lënduar nga aksidenti në rrugën Veles-Izvor, 2 persona janë dërguar...

16 të lënduar nga aksidenti në rrugën Veles-Izvor, 2 persona janë dërguar në Qendrën Klinike të Shkupit

Nga SPB Veles kanë dhënë informacione nga aksidenti i komunikacionit që ndodhi dje në rrugën rajonale Veles-Izvor, ku mbetën të lënduar 16 persona, dy prej të cilëve janë të shtrirë për mjekim në Qendrën Klinike në Shkup.

“Në orën 14:50 është bërë e ditur se në rrugën rajonale Veles – fshati Izvor në afërsi të udhëkryqit në fshatin Vojnicë, ka ndodhur aksident komunikacioni ku janë përfshirë një makinë e tipit “Iveko” me targa të Shkupit drejtuar nga 57- vjeçari me inicialet B.N. nga Shkupi dhe një furgon “Folksfagen” me targa të Velesit drejtuar nga 65-vjeçari O.J. nga fshati Pobozhje, komunë e Çuçer Sandevës”, njoftojnë nga SPB Veles.

Siç ka bërë të ditur zëdhënësja e SPB Veles, Biljana Gjakovska në aksidentin, lëndime kanë marrë shoferi i furgonit disa udhëtarë si dhe shoqëruesi i automjetit, të cilëve u është ofruar ndihmë mjekësore në Spitalin e përgjithshëm në Veles.

Zëdhënësja e ISHP të Spitalit të përgjithshëm Veles, dr. Elena Levkova Qulumova, paraprakisht për MIA-n tha se personat e lënduar janë dërguar për trajtim në Klinikat e Shkupit, por janë jashtë rrezikut për jetën.

“Katërmbëdhjetë personat nga gjithsej 16 që janë sjellë në spital janë me lëndime të lehta, disa prej të cilëve janë mbajtur, ndërsa disa prej tyre pasi kanë marrë ndihmën mjekësore kanë lëshuar ose deri nesër në mëngjes do të lëshojnë spitalin dhe do të largohen për në shtëpi. Me autoambulancë tetë nga të lënduarit janë dërguar për trajtim në Spitalin e përgjithshëm të Velesit, ndërsa tetë të tjerë me automjete private”, ka informuar Levkova Qulumova.

Me autorizim të prokurorit publik, mbikëqyrje në vendin e ngjarjes ka kryer ekip mbikëqyrës nga SPB Veles.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!