Sunday, May 11, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniDramë dhe panik i madh/ Dëshmitari për Struga Ekspres: Turbulencat e mëdha...

Dramë dhe panik i madh/ Dëshmitari për Struga Ekspres: Turbulencat e mëdha nga aeroplani i WiZ Air na shkaktuan tmerrë dhe frikë, dhjetra ambulanca dhe polic zviceran na pritën në Aeroport

Një tmerr të vërtetë sapo kanë përjetuar sonte pasagjerët të cilët fluturuan me aeroplanin e kompanisë WIZ-AIR të linjës Shkup- Basel.

Struga Ekspres mëson nga një dëshmitar i rastit se aeroplani i kësaj linje ka krijuar një panikë të madhe dhe të vjellura të mëdha nga turbulencat e shkaktuara gjatë fluturimit, ka patur dhe shumë njerëz të cilêt u kanë rënë të fikët.

“Britmat, ankthi, të vjellurat dhe njerëz që u ra të fikët kishte plotë në aeroplan,sapo arritëm pas shumë turbulencave të shkaktuara.

“Jemi në Basel, aty na pritën shumë autoambulanca, zjarrëfikësit dhe një ekip i madh nga aeroporti dhe policia zvicerane.
Pas rreth 3 orësh në panik dhe rrezik për jetën,përfunduam në Zvicër.Ishte një makth që nuk do të harrohet kurrë nga pasagjerët.”,, përfundoi dëshmitari.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments