Në redaksinë e portalit A1on ka mbërritur një video ku shihet se si u qëlluan Rade Shtekli dhe shoku i tij në qendrën tregtare “East Gate” në Shkup.
Siç u raportua dy të plagosurit ndodheshin në palestrën e East Gate, dhe se ata u qëlluan me armë gjatë daljes në dhomat e nëndheshme të qendrës tregtare. Një person me bluzë me shpejtësi kishte shtënë ndaj tyre, duke u larguar më pas në drejtim të panjohur. Policia po heton rastin dhe pistat e dyshimeve.
https://www.youtube.com/watch?v=SKlxXr51cy8
Kush janë të plagosurit, krimineli i njohur si Shtekli
Në sulmin e armatosur, sipas informacioneve fillestare, është plagosur edhe Rade Trajkovski-Shtekli, i cili saktësisht dy muaj më parë ka qenë cak i sulmit në të njëjtën edër tregtare dhe në të njëjtin lokacion, në garazhin e podrumit -1.
Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin Klinik të Shkupit. Lajmin e ka konfirmuar edhe MPB.
“Sot (24.10) nga Q.T East Gate është denoncuar se është shtënë ndaj dy personave të cilët me lëndime janë dërguar në spital për ti ofruar ndihmë. Ekipet policore janë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, kanë thënë nga MPB./
Por kush është Shtekli.
Emri i tij bëri jehonë në opinion gjashtë vite më parë kur u vra futbollisti i ri Martin Janushev. Për këtë vrasje dyshohet dhe akuzohet Filip Sekulovski-Kobra, i cili u arrestua pas dy vitesh në arrati. Mirëpo, kur ka ndodhur ngjarja, me vrasjen jozyrtarisht është lidhur emri i 37-vjeçarit Shtekli, gjegjësisht mediat atëherë kanë njoftuar se Sekulovski ishte takuar me Shteklin para se të vriste Janushevin.
Në vitin 2011 ai u ndalua edhe nga policia italiane për shkak të lidhjes së tij me fiksimin e ndeshjeve në Ligën e Kalçios italiane.