Milan Radojiçiq është intervistuar sot për vepra që kanë të bëjnë me krime si “shoqatë me qëllimin për të kryer akte kriminale”, “prodhimi, mbajtja dhe trafikimi ilegal i armëve dhe substancave eksplozive” dhe “krime serioze kundër sigurisë së përgjithshme”.Sipas mediumi “Kossev”, ish-nënkryetari i Listës Serbe që mori përgjegjësinë si organizues i sulmit terrorist në Kosovë, ka mohuar këto akuza.
Zyra e Prokurorit në Beograd, raportohet se ka konfirmuar se Radojiçiq është marrë në pyetje sot.“Ai është intervistuar nën dyshimet që, tani për tani, me disa persona të panjohur, ka kryer krimin e “shoqatëës për qëllim të kryerjes së veprave kriminale”, “prodhimi, mbajtja dhe trafikimi i armëve si dhe substancave eksplozive”, si dhe “akte serioze kundër sigurisë së përgjithshme.” – citohet të ketë thënë Zyra e Prokurorit.
Kjo zyrë, deklaron se Radojiçiq akuzohet që blerë armët nga Bosnja e Hercegovina në një periudhë prej nëntë muajsh këtë vit, të cilat më pas i ka transportuar në Kosovë, kështu që në fund të muajit shtator ka vendosur në rrezik njerëzit e fshatit Banjska.“Sipas hetimeve, Radojiçiq dyshohet që nga janari 2023 deri në shtator ka blerë armë, municion dhe pajisje ekspolozive me fuqi të madhe shkatërruese nga Tuzla në Bosnjë e Hercegovinë, të cilat më pas i janë dërguar atij në Beograd…të cilat më pas ai i ka transportuar dhe i ka vendosur në disa lokacione në territorin e Kosovës ku i ka fshehur në ndërtesa të braktisura si lideri i një grupi me disa persona të panjohur…” – thuhet tutje.